ÇFARË BËJMË
Misioni ynë është t'u ofrojmë fëmijëve një përkujdesje jetë ndryshuese, duke sjellë sëbashku njerëzit në një udhëtim nga thyerrje drejt plotësisë.
FOKUSI YNË
Fëmijët & Familjet e Cënueshme
Pavarsisht progresit të madh gjatë dy dekadave të fundit, shumë familje akoma jetojnë në situata të pasigurta dhe po luftojnë për të siguruar një mirëqenie minimale. Përparime të mira janë bërë në krijimin e një sistemi funksional të mbrojtjes sociale, megjithatë shërbimet e kujdesit social janë ende të kufizuara dhe varen nga OJF-të.
Mbrojtja e Fëmijëve
Të gjitha format e abuzimit ndaj fëmijëve janë të papranueshme. Është detyra jonë t'i mbajmë fëmijët të sigurt, të promovojmë mirëqenien e tyre dhe t'i mbrojmë nga format e ndryshme të abuzimit dhe dëmtimit. Mbrojtja e fëmijëve është "parandalimi dhe reagimi ndaj abuzimit, neglizhencës, shfrytëzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve" (CPMS).
Zhvillimi i Besimit
Vëmendja ndaj zhvillimit të besimit duhet të shkojë paralelisht me të gjitha aspektet e tjera të zhvillimit (Dan Brewster). Kërkimet tregojnë, se kur zhvillimit shpirtëror i kushtohet rëndësia dhe vëmendja që meriton, mund të kemi një kontribut pozitiv në jetën dhe zhvillimin e fëmijëve.
Trauma & Kriza
Trauma mund të përjetohet për shkak të një sërë situatash: si një ngjarje e vetme (një fatkeqësi natyrore, humbja e një personi të dashur, një aksident i rëndë ose një sulm) ose në mënyrë të përsëritur duke qenë dëshmitarë të dhunës në familje, duke qenë në një zonë lufte ose duke përjetuar emocione për një periudhë kohore të gjatë, neglizhencës fizike ose abuzimit. Të gjitha këto situata mund të kenë një ndikim të drejtëpërdrejtë afatgjatë në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, duke sjellë dhimbje dhe vuajtje në jetën e tyre.
Dhuna në Familje
Dhuna në familje është një çështje që prek të gjitha sferat e shoqërisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunën fizike, por më gjerësisht për kontrollin e viktimës nga një partner intim. Në Shqipëri, statistikat tregojnë se të paktën gjysma e të gjitha grave kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës në familje. Për t'i dhënë fund këtij fenomeni dhe për të mbështetur viktimat, i gjithë komuniteti duhet të ngrihet dhe të punojë së bashku.
NDËRHYRJET TONA
Oaz
Qendër komunitare multifunsionale
Shërbime për fëmijët dhe
familjet në rrezik
Eden Park
Qendër për kampe dhe konferenca
Një vend për përjetime shpresëdhënëse
Start
Qendër e traumës & krizës
Shërbimet për kujdesin në rast traume dhe krizës
Impact
Trajnime &
Rrjetëzimi
Mbështetje për drejtuesit e shërbesave të fëmijëve
VEPRIMET TONA
Kujdesemi...
… për fëmijët dhe familjet nëpërmjet ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe gjithëpërfshirëse
… për ata që punojnë me ta (përfshirë vetë stafin tonë) duke ndërtuar kujdes shpirtëror, social dhe praktik.
Fuqizojmë…
… fëmijët dhe familjet që të bëhen agjentë të ndryshimeve në jetën e tyre dhe në komunitetet e tyre
… punonjësit dhe profesionistët, për t'u ofruar fëmijëve kujdes që ndryshon jetën
Mobilizojmë…
… punonjësit dhe profesionistët për të shkuar përtej zonës së tyre të rehatisë dhe për t'i shëbyer fëmijëve
… kishat dhe familjet për t'iu përgjigjur thirrjes së Perëndisë për t'u kujdesur për më të pambrojturit
Lidhim…
... fëmijët dhe familjet me kishën lokale
… punonjësit dhe profesionistët për të shkëmbyer dhe punuar së bashku për të sjellë ndryshime në shkallë të gjerë për fëmijët
… aktorët ungjillorë lokalë mes tyre dhe me institucionin publik për një ndikim më të madh