Kursi - Hyrje mbi Përkujdesin
e Informuar mbi Traumën
Përshkrimi
Ky kurs është dizenjuar të ndihmojë profesionistë, prindër, ose kujdestarë, mësues, trajnerë, dhe të rritur të tjerë të interesuar të kuptojnë fëmijët dhe adoleshentët që kanë një histori traume - duke përfshirë abuzimin, neglizhimin dhe braktisjen, dhe që përjetojnë sfida emocionale por edhe në sjelljen e tyre. Do të mundësojë njohuri të dobishme dhe aftësi praktike për të ndihmuar në lehtësimin e ndjeshmërisë, shërimit dhe rritjes.
Përmbajtje
- 10 sesione me video dhe kuize përkatëse, të cilat mund të shihen në çfarëdo lloj rendi
- 1 udhëzues shoqërues me pyetje vetë-reflektimi dhe ide për diskutim në grup
Certifikata
Për të përfunduar kursin dhe për të marrë certifikatën duhet të kaloni me sukses kuizin përfundimtar. Sapo të keni kaluar me sukses kuizin përfundimtar, do të hapet një sesion të ri me udhëzimet për të marrë cërtifikatën.
Kursi është përgatitur nga Trauma Free World dhe është sjellë në gjuhën shqipe nga Fondacioni Alo ! Mik, nëpërmjet një bashkëpunim me Albania Without Orphans dhe World Without Orphans Europe.